Search

Pagini

Konkursi i Esesë Ndërdisiplinore


në bashkëpunim me


dhe EUARTS REVIEW*

organizojnë:

Konkursin e Esesë Ndërdisiplinore

Konkursi synon të përzgjedhë disa ese me nivel të lartë akademik për gjendjen dhe ndryshimet e mendësisë së tanishme, në marrëdhëniet ndërmjet mjedisit jetik, psikologjisë vetjake dhe asaj të bashkësisë, ndikimin që ka mirëkuptimi dhe/ose konflikti midis brezave në botën e spektaklit, sidhe rolin që mund të luajë lideri në ngritjen, ose uljen e cilësinë së jetës në Europë.
Eseja me të cilën do të merrni pjesë mund të hartohet duke mbajtur parasysh “temat” e mëposhtme, ose njërën prej tyre, në varësi nga fusha në të cilën veproni, apo me të cilën ju lidh pasioni:

1.      Urbanizëm dhe personalitet,
2.      Marrëdhënia ndërmjet brezave në botën e spektaklit,
3.      Portreti i një presidenti europian.

Konkursi i Esesë Ndërdisiplinore dëshiron të jetë një mbështetje teorike konkrete e sloganit të European Academy of Performing Arts (… improving the Quality of life…), përmes zbulimit dhe vlerësimit nga këndvështrimi shpirtëror e shkencor të lidhjeve të thella ndërmjet fushave të mjedisit jetik, komunikimit ndërkulturor dhe ndërpersonal, spektaklit, imagologjisë dhe marrëdhënieve publike.

Esetë e zgjedhura do të lexohen dhe do të vlerësohen nga një juri akademike e specializuar. Ato do të botohen në EuArts Review 2014, në letër dhe online. Për një bashkëpunim sa më të frytshëm, jeni të lutur të njiheni me Rregulloren euArts review.
Esetë mund të paraqiten në trajtë kumtesash shkencore në Simpoziumin ndërkombëtar Comunic@rts (që organizohet çdo vit gjatë muajit nëntor), para dhënies së EuArts Prize.

Taksa për pjesëmarrjen në Konkurs është 150 Ron (35 euro) dhe do të përdoret për të përballuar shpenzimet e shtypjes e të mediatizimit të materialeve në botën universitare, akademike dhe në hapësirën elektronike.
Taksa mund të shlyhet në Llogarinë: RO23RNCB0074029232890001 BCR, Sector 3, Bucureşti, România.

Esetë duhen dërguar në adresën: arts.akad@gmail.com, deri në datën 21 tetor 2014, me shënimin “Konkurs Ndërdisiplinor”.


* Revistë e përvitshme me strukturë akademike. Përmban materiale të paraqitura në veprimtaritë e organizuara nga European Academy of Performing Arts, sidhe materiale të tjera me vlera të mirëfillta, të dërguara nga bashkëpunëtorë dhe partnerë. ISSN 2343 – 7367 ISSN-L 2343 – 7367